Mireseerdhet ne ISSAT

Ketu mund te na kontaktoni

As a key player in global education, we have more than 2000 students graduating each year in more than 20 countries, making us the largest and most international business school in the Netherlands.Lexo me shume...

User login

Contact

Historiku i ISSAT

Institucioni i Arsimit të Lartë ISSAT i gjen fillesat e tij në krijimin e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve (Institute of Strategic Studies and Training) në 2006, i cili zhvillonte kurse trajnimi profesional (niveli pasuniversitar), të liçensuar nga Ministria e Punëve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Institucioni i Arsimit të Lartë ISSAT funksionon në bazë të Ligjit Nr.9741, datë 21.5.2007 për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar me ligjin nr.9832, datë 12.11.2007, gjithë vendimeve dhe aktet nënligjore që burojnë prej tij si dhe në bazë të VKM Nr. 466, datë 16 Prill 2008 dhe të VKM Nr. 565, datë 28.05. 2009.

ISSAT  është krijuar nga një bërthamë arsimore dhe shkencore me një veprimtari cilësore të Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve në organizimin  e kurseve ekzekutive të avancuara  në fusha prioritare për zhvillimin e vendit dhe sipas kërkesave të tregut e të administratës publike, me arritje që pas trajnimeve kanë rezultuar me rekorde mjaft pozitive në administratë,  si dhe me një punësim të suksesshëm të pjesëmarrësve në këto kurse.

Nisur nga kërkesat në fushën e arsimit të lartë në përgjithësi dhe të Studimeve Master në profile të veçantë me interes për tregun e kërkim-zhvillimit në Shqipëri, në përputhje me kërkesat për ndryshimet e standardeve në arsimin e lartë sipas Procesit të Bolonjës, mbështetur edhe në përvojën e përfituar në aktivitetin e zhvilluar në ISSAT, në përvojën ndërkombëtare në arsimin e lartë, mbështetur në marrëveshjet dhe bashkëpunimet me universitete europiane, lindi ideja për krijimin e Institucionit të Arsimit të Lartë ISSAT.

IAL  ISSAT  u liçencua për zhvillimin e Programeve  Master, kur ato nuk kishin filluar ende në asnjë universitet privat  të vendit,  me programe të reja në përputhje me standartet dhe kërkesat e Protokollit të Bolonjës, si dhe në bashkëpunim me universitete të huaja të njohura ( UBIS University of Business and Internatioanl Studies, Gjenevë,  Zvicër;  Maastriht, Hollandë, QHM NY, USA).  

ISSAT ka bashkëpunuar gjatë procesit të hartimit të programeve dhe vazhdon të bashkëpunojë  edhe në drejtim të realizimit të procesit mësimor (si me monitorime për vlerësimin e cilësisë, me konsulencë menaxheriale të institucionit dhe me burime akademike).

IAL  ISSAT  u liçencua  më  16.04.2008  për zhvillimin e programeve  Master,  në bashkëpunim me universitete të huaja të njohura ( UBIS, Gjenevë, Zvicër; Maastriht School of Management, Hollandë ).

Ky institucion është liçensuar që të zhvillojë aktivitetin e tij në fushën e Arsimit të Lartë me dy Fakultete:

  1. Fakultetin Financë - Bankë
  2. Fakultetin Administrim – Biznes.

IAL ISSAT në bazë të VKM 16.04.2008 iu dha të drejta për të ofruar programet e studimit Master në:

  • Strategji Ndërmarrjesh dhe Politikë Ekonomike
  • Bankë dhe Menaxhim Financiar
  • Kontabilitet dhe Financë
  • Biznes Ndërkombëtar
  • Menaxhim Turizmi
  • Menaxhim të Sistemeve të Informacionit

Më  pas, me VKM Nr. 565, datë 28.05. 2009, Institucionit të Arsimit të Lartë ISSAT iu dha e drejta edhe për hapjen e programeve të reja të studimit:

Master i Nivelit të Parë në:

  • E Drejtë Ndërkombëtare
  • Studime Europiane dhe Diplomaci
  • Menaxhim Shëndetsor
  • Psikologji  Sociale dhe e Komunikimit

Master i Nivelit të Dytë në:

  • Menaxhim Biznesi
  • Financë Kontabilitet
  • Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
  • Menaxhim Turizmi
  • Studime Europiane dhe Diplomaci
  • E Drejtë Ndërkombëtare
  • Menaxhim Shëndetësor
  • Psikologji Sociale dhe e Komunikimit

Nisur nga arritjet e IAL ISSAT në realizimin e objektivave të tij , si dhe në vlerësimin e brendshëm për Institucionin dhe Programet Master, që ai zhvilloi  APAAL ( Agjensia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë) kreu procesin e akreditimit të Institucionit dhe të Programeve MA, proces ky që u finalizua nga Urdhri Nr. 207, datë 12.04.2010 i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites