Mireseerdhet ne ISSAT

Ketu mund te na kontaktoni

As a key player in global education, we have more than 2000 students graduating each year in more than 20 countries, making us the largest and most international business school in the Netherlands.Lexo me shume...

User login

Contact

Cili është ISSAT

ISSAT është Institucion i Arsimit të Lartë i  themeluar,  licensuar dhe akredituar nga autoritetet  e vendit për të ofruar Studime Master, Kurse Specializimi afatshkurtër dhe Kërkime Strategjike.

Institucioni i Arsimit të Lartë ISSAT me nje profil të spikatur në realitetin akademik shqiptar, si një Institucion Specializimesh dhe Trajnimesh, synon krijimin e Elitës Shqiptare.

Me aktivitetin e tij kontribuon drejtpërsëdrejti në:  kualifikimin e avancuar dhe bashkëkohor të të gjithë individëve të interesuar në thellimin dhe zgjerimin e dijeve; promovimin e kapaciteteve intelektuale; përmirësimin e administratës publike dhe private, në krijimin e bazave dhe fuqizimin e biznesit, në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në emancipimin e mëtejshëm të faktorëve të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.

ISSAT është Akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Urdhër të Ministrit të Arsimit  Nr. 207, datë 12. 04. 2010.
Akreditimi i tij është kryer në dy nivele: akreditim institucional dhe akreditim i Programeve Master.

Presidenti i Nderit  i ISSAT është Z. René van der Linden, Kryetar i Senatit Hollandez dhe ish-kryetar i Komisionit Europian.

ISSAT është institucioni i parë dhe i vetëm në Shqipëri, i cili organizoi Studime Master të Nivelit të Dytë  ( me programe të akredituar ) dhe diplomoi dy breza studentësh në gjashtë fusha studimi:

  • MENAXHIM BIZNESI
  • FINANCË - KONTABILITET
  • E  DREJTË NDËRKOMBËTARE
  • STUDIME EUROPIANE & DIPLOMACI
  • PSIKOLOGJI SOCIALE & E KOMUNIKIMIT
  • MENAXHIM SHËNDETËSOR  

Në vitet akademike 2008-2010 dhe 2009-2011, ISSAT i realizoi Studimet Master të Nivelit të Dytë në bashkëpunim me University of  Business  and  International Studies ( Gjenevë, Zvicër ) duke ofruar kurrikula të përbashkëta Master me standartet më të përparuara.

Në përfundim të programit MA studentët u pajisën me dy diploma: Diplomën Master Niveli i Dytë të ISSAT-it dhe Diplomën MBA lëshuar nga UBIS.

Suksesi i bashkëpunimit me UBIS është tregues i profesionalizmit dhe i vizionit të ISSAT për të ofruar studime sa më bashkëkohore dhe konkuruese me nivelin europian.

Pranimi, përthithja e menjëhershme nga tregu i punës  i të diplomuarve të ISSAT-it dëshmon për vlerat e kualifikimit serioz dhe cilësor të studentëve të këtij institucioni.

Organizimi i seminareve dhe konferencave në ISSAT me personalitetet me të mirënjohur akademikë vendas dhe të huaj, përfaqësues të Organizmave Ndërkombëtare në Shqipëri, i ka dhënë ISSAT peshën e një Institucioni elitar dhe të spikatur.

 

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites