Mireseerdhet ne ISSAT

Ketu mund te na kontaktoni

As a key player in global education, we have more than 2000 students graduating each year in more than 20 countries, making us the largest and most international business school in the Netherlands.Lexo me shume...

User login

Contact

Misioni dhe Vlerat

ISSAT  është Institucioni i krijimit të Elitës Shqiptare.
Në realitetin akademik shqiptar, profili i ISSAT  është unik, pasi ISSAT organizon dhe ofron vetëm Studime Pasuniversitare, duke u përvijuar si nje Institucion  Specializimesh Pasuniversitare dhe Trajnimesh.

Në ISSAT promovohet dimensioni europian i arsimit të lartë, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e kurrikulave, bashkëpunimit ndër-institucional dhe programeve të integruara të studimeve, trajnimit dhe kërkimit.  

Objektivi i tij është kualifikimi i avancuar dhe bashkëkohor i të gjithë individëve të interesuar për të thelluar dhe përkryer njohuritë, teknikat, rezultatet profesionale të tyre.

Objektivat e aktivitetit të ISSAT:

  1. të krijojë, transmetojë, zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve;
  2. të sigurojë përgatitjen e studentëve në përputhje me standartet e Studimeve MA në auditoret europiane;
  3. të garantojë një proces akademik profesional dhe kërkimor në përputhje me ndryshimin e nevojave dhe kërkesave të shoqërisë;
  4. të përgatisë specialistë të lartë dhe të rinj në fushat e licensuara;
  5. të ofrojë programe studimi në përputhje me kërkesat dhe nevojat e tregut;
  6. të kontribuojë dhe ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe social në nivel kombëtar dhe rajonal;
  7. të nxisë e të zhvillojë kuriozitetin shkencor dhe të menduarit kritik dhe analitik, si dhe kultivimin e ndjeshmërisë dhe të ndjenjës së përgjegjësisë dhe të angazhimit ndaj njeriut, komunitetit, kulturave, ngjarjeve e çështjeve të ndryshme që preokupojnë individin dhe komunitetin.
  • Në ISSAT  janë angazhuar personalitetet më të mirënjohur të veprimtarisë akademike në Shqipëri.
  • Procesi akademik në ISSAT drejtohet nga një profesorat i përzgjedhur për mësimdhënien cilësore dhe aftësitë e shkëlqyera professionale si dhe ato kërkimore - shkencore.
  • Tregu i punës i vlerëson tepër të dobishëm Programet Master të ofruara nga ISSAT. Punësimi i studentëve të diplomuar nga ISSAT është një dëshmi e fortë e kualifikimit cilësor dhe rezultativ në ISSAT.
  • ISSAT garanton një proces edukativ dhe kërkimor në përputhje me ndryshimin e nevojave dhe kërkesat e shoqërisë, si dhe me ndryshimet që vijnë nga zhvillimi dhe rezultatet e kërkimit shkencor.
  • ISSAT  është pararendje ndaj nevojave të zhvillimit të individit dhe shoqërisë, shtetit dhe biznesit. Si i tillë, ISSAT  identifikon fushat, mjetet, strukturat dhe skenarët organizues e realizues. Në këtë kuadër, ISSAT pas një analize profesionale të realitetit të biznesit në Shqipëri, formuloi dhe organizoi Studimet kualifikuese në fushën e Biznesit dhe Financës, duke synuar përgatitjen e menaxherëve dhe drejtuesve, të cilëve gjithnjë e më tepër, u duhet të përfshihen në trajtimin dhe zgjidhjen e problematikave të biznesit (jo vetëm atij lokal), me aftësitë dhe teknikat e duhura.  Për këtë qëllim, ISSAT ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë në Tiranë, duke marrë përsipër të kualifikojë drejtues institucionesh ose biznesesh, që synojne të orientohen më mirë në fushën e veprimtarisë së tyre dhe të perfeksionojnë metodat e drejtimit.
  • ISSAT është Institucioni, ku vlera, standarti dhe zhvillimi real, janë synimi më konkret dhe i dallueshëm.
  • ISSAT synon të jetë, jo vetëm një mjedis institucional, ku afirmohen dhe kualifikohen cilësi njerëzore dhe profesionale, por edhe një burim eksperiencash e vizionesh në shërbim të zhvillimit të vendit.
  • ISSAT  me përgjegjësi të mirëfilltë profesionale, do t’ju përgatitë drejt një karriere sa më
  • kompetente dhe konkurruese.
  • ISSAT ka krijuar kushtet më të favorshme akademike dhe profesionale për përgatitjen e suksesshme të brezave të ardhshëm.
  • ISSAT zotëron infrastrukturën e nevojshme dhe teknologjinë mësimore bashkëkohore për realizimin e Programeve të Studimit Master.
     

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites