Mireseerdhet ne ISSAT

Ketu mund te na kontaktoni

As a key player in global education, we have more than 2000 students graduating each year in more than 20 countries, making us the largest and most international business school in the Netherlands.Lexo me shume...

User login

Contact

Përparësitë e të studiuarit në ISSAT

  • Akreditimi  institucional dhe akreditimi  i  Programeve MASTER  i ISSAT  nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
  • Marrëveshje bashkëpunimi  me institucione homologe jashtë vendit dhe zbatimi konkret i tyre.
  • Bashkëpunim me universitetet e huaja dhe ofrimi i diplomave të përbashkëta me këto universitete  dëshmon se IAL ISSAT priret drejt internacionalizimit, si një mundësi për t’u përshtatur më mirë në Zonën Europiane të  Arsimit të Lartë dhe të Kërkimit, duke përgatitur specialistë,  të cilët  konkurrojnë me sukses në tregun europian të punës, por edhe për të tërhequr studentë nga rajoni e më gjerë.
  • Programet MASTER të IAL ISSAT janë bashkëkohore dhe të një cilësie të lartë e të spikatur. Programet e studimit MASTER garantojnë përgatitjen e studentëve në përputhje me standartet e Studimeve MA në auditoret europiane.
  • Pranimi, përthithja e menjëhershme nga tregu i punës  i të diplomuarve të ISSAT-it.
  • Interesimi tepër intensiv dhe sistematik nga ana e aplikantëve  për programet  MASTER  të  IAL ISSAT dëshmon për vlerën e Studimeve, si dhe për pranimin me sukses  nga tregu të të diplomuarve të këtij institucioni.
  • Institucionalizimi  i  vlerësimit të brendshëm  i monitoruar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe përfshirja e studentëve në procesin e vlerësimit është garanci për përmbushjen e standardeve më të larta të cilësisë.
  • Shkëmbimi i stafit akademik në mësimdhënie me universitete, me të cilat IAL ISSAT ka lidhur marrëveshje, si dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme ( konferenca, forume, seminare etj.) mundëson pasurimin e përvojave dhe socializimin.
  • Ndërthurja e mësimit me kërkimin shkencor mundëson një përgatitje kompetente dhe bashkëkohore të studentëve.
     

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites