Mireseerdhet ne ISSAT

Ketu mund te na kontaktoni

As a key player in global education, we have more than 2000 students graduating each year in more than 20 countries, making us the largest and most international business school in the Netherlands.Lexo me shume...

User login

Contact

Kurse Trajnimi

 

“SPECIALIST  I  PLANIFIKIMIT  URBAN  TE QYTETIT”

Çertifikate  Formimi  Profesional

Qëllimi i Trajnimit 

1

paraqesë rritjen urbane të qyteteve, politikat dhe instrumentat e  zhvillimit dhe planifikimit urban, si dhe sfidat për një qytet të qëndrueshëm sot.

2

Ky kurs është ndërdisiplinar dhe gjithëpërfshirës për grupe të ndryshme interesi, si: studentë, profesionistë pranë institucioneve të niveleve vendore e qendrore, profesionistë e aktivistë të shoqërisë civile, media, grupime të ndryshme komunitare, agjensi të ndryshme të zhvillimit socio-ekonomik e territorial etj.

Temat që do të trajtohen:

1.      Origjinat dhe rritja e qyteteve. Konteksti global i urbanizimit dhe ndryshimit urban

2.      Përdorimi i tokës në qytet 

3.      Ekonomia e qyteteve botërore/globale; koorporatat ndërkombëtare dhe shteti; hapësirat e reja industriale; çindustrializimi dhe terciarizim.

4.      Përgjigjet kombëtare dhe lokale ndaj ndryshimit ekonomik urban (rigjenerimi urban).

5.      Makroforma: morfogjeneza dhe kontrolli

6.      Mikroforma: morfologjia urbane dhe katër sistemet. Rritja urbane (densitet, intensitet, etj).

Kursi i adresohet profesioneve si më poshtë:

Ø  Planifikues urban

Ø  Gjeografë

Ø  Ekonomistë

Ø  Sociologë/Antropologë

Ø  Inxhinier mjedisi

Ø  Arkitekt

Ø  Peisazhist

Ø  Inxhinier ndërtimi

Ø  Inxhinier hidroteknik/gjeoteknik

Ø  Të tjerë.

 

 

 

 

Trajnimi  “Arkivat. Krijimi dhe administrimi i tyre në Institucionet  publike  dhe  private "

Kursi i Trajnimit ka si qëllim t'u ofrojë pjesëmarrësve konceptet bazë të administrimit shkresor në Institucionet publike e private, si dhe detyrimet ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore.

 

Pjesëmarresit do të aftësohen për krijimin dhe administrimin e Arkivës përmes evidentimit, klasifikimit,  shërbimit  dhe  ruajtjes së dokumentave shkresore, apo  elektronike  nga  nëpunësit e Arkivës,  në Institucionet publike ose private.

Trajnimi “ AutoCAD  2D & 3D

Kursi ka si qëllim kryesor:

Njohjen e kursantëve me këtë soft kompjuterik, me komandat e vizatimt dhe të modifikimit 2Dimensionale dhe 3Dimensionale të jenë në gjendje të vizatojnë saktë Vizatime Teknike nga më të ndryshmet, duke i përdorur  këto komanda me ndihmën e Ikonave, menuve ose me anë të Short-cuteve në tastierë. Është një program  i  cili do t’i shoqërojë ata gjatë gjithë jetës së tyre ,kjo bazuar  në  profesionin që ato zotërojnë si :Inxhinier (Ndërtimi, Arkitekturë, Mekanikë) etj. A

 

Trajnimi : TEKNIK I INDUSTRISE USHQIMORE

 Trajnimi ka si  qëllim  përgatitjen me njohuri bazë dhe të avancuara teknike në ”Industrinë Ushqimore” , konkretisht:

  • njohuri  mbi  Politikat  rregullatore  të EU-së  dhe  Standartet Teknike në Industrinë Ushqimore ISO:22000,  si përmirësim i  ISO:9000.
  • standartet  shqiptare, normat fakultative  dhe  ato  të  detyrueshme  në  to, Siguria   Ushqimore.
  • praktikat  e  Sigurisë Ushqimore.
  • mikrobiologjinë  ushqimore  si  fokus  kryesor  i  Sigurisë  Ushqimore.

Pjesëmarrësit:

  •  të  diplomuarit  në  profilin  “ Kimi   dhe   Teknologji   Ushqimore”
  • laburantë  të  Kimisë  Ushqimore
  •  punonjës  të  Autoritetit   Kombëtar   të   Ushqimit
  • punonjës  të  Ministrisë  së  Bujqësisë
  • punonjës  të  Ministrisë  së Turizimit
  • punonjës  të  Institutit  të  Higjenës
  • punonjës  të  Institutit   të  Shëndetit  Publik
  • drejtues  dhe  punonjës  të  kompanive  distributore  të  produkteve  ushqimore 
  • çdo  person  që është  i  interesuar  për  njohuri  në  fushën  e  Industrisë   Ushqimore.              

 

Trajnimi: MARKETINGU  NE  PRAKTIKE.  AFTESI  PROFESIONALE TE  SHITJEVE

Në  Institutin  e  Studimeve  Strategjike  dhe  Trajnimeve  ‘ISSAT’  do  të  zhvillohet   Trajnimi dy-javor  “ Marketingu  në  Praktikë.  Aftësi  profesionale  të  Shitjeve “.

Qëllimi i Trajnimit  është që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë mbi aftësitë profesionale të shitjeve, si dhe të zotërojnë të gjitha aftësitë

dhe teknikat të cilat çojnë në shitjen e sukseshme, si mbi të mirat produkte, ashtu edhe mbi shërbimet të cilat kanë kufizimet e tyre fizike.

"Marketingu në Praktikë dhe Aftësi profesionale të Shitjeve" jep një orientim të qartë mbi karakteristikat e shitjeve,

 

ciklit bazë të shitjeve, motivimet që nxisin burimet njerëzore në shitje profesionale, marketingut direkt  etj.  

 

 Menaxhimi i shitjeve kërkon strategji dhe planifikim të qartë të shitjeve dhe njëkohësisht kërkon njohje të mirë të

 

kufizimieve dhe avantazheve që mbartin në vetvete si produktet dhe shërbimet.

 

Në Kurs trajtohet  edhe rëndësia që ka menaxhimi i burimeve njerëzore në nivel rekrutimi, por edhe në nivel seleksionimi në funksion të shitjeve profesionale.

Trajnimi  synon:

  •  të pajisë pjesëmarrësit  me njohuri mbi ciklin bazë të shitjeve, si dhe karakteristikat e shitjeve profesionale.
  • të  kuptojnë  rëndësinë  e  motivimeve  në  funksion  të  shitjeve  profesionale.
  • t'u japë aftësi dhe shprehi praktike mbi mënyrat më të mira të teknikave të shitjeve në funksion të marrjes  së  rezultateve  optimale.
  • të  njohë  kursantët  me  rëndësinë  e  planifikimit  të  shitjeve  të  produkteve  sidomos  të  shërbimeve.
  • menaxherët  e  shitjeve  të  njohin  dhe  bëjnë dallimin  midis  avantazheve dhe  disavantazheve që produktet  dhe  shërbimet  kanë  në  funksion  të  shitjeve  profesionale.

 

Trajnimi: MENAXHIM TURIZMI

Qëllimi i Kursit është që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë profesionale  mbi kuptimin dhe funksionimin, të Tregut të Turizmit, produktit, kërkesës  dhe  ofertës  turistike.

Trajnimi  synon:

  • të  pajisë  pjesëmarrësit me  njohuri  mbi  natyrën  e  produktit  turistik  si një produkt  ”Shërbimi”
  • të  ndihmojë  pjesëmarrësit të kuptojnë  ndërlikimet e kërkesës  turistike,  firmave dhe tregjeve të Turizmit,                                                                                                                                                                                                        lidhjeve  të  tyre  globale  dhe  kontributin  kryesor të  aktiviteteve  mjedisore  të  Turizmit.
  • t’i  aftësojë  dhe  t'u japë  shprehi  praktike  në  njohjen  e  parimeve  ekonomike  të  ofertës turistike,                                                                                                                                                                                          kompleksitetin  e  saj   për  shkak të  natyrës  së  produktit turistik.
  • t’i  njohë me Turizmin në kontekstin ndërkombëtar,  i cili  mund të rrisë ose ulë varësinë e një vendi ndaj vendeve të  tjerë                                                                                                                                                                          dhe  mund  të  jetë me një  rëndësi të veçantë në zhvillimin e  ekonomive.
  • t’i  njohë  me  karakteristikat  që  e shoqërojnë  këtë  shërbim, por edhe  të  bizneseve që  e  prodhojnë   dhe                                                                                                                                                                                         ofrojnë  si  në  nivelin  fillestar, por edhe në  nivel  ndërmjetësimi  si  Agjensitë  e Udhëtimit e  të  Turizmit AUT-e,  por  edhe  të TO - Tour Operators.
  • të   jenë  në  gjendje  të  përcaktojnë  rëndësinë, faktorët, metodologjinë, avantazhet  dhe  kufizimet  e  kërkesës turistike.

 

Trajnimi: AUDITIMI  EKONOMIK  –  FINANCIAR 

Trajnimi  ka  si  qëllim  përgatitjen  e  avancuar  profesionale  në  ”Auditimin  Ekonomik- Financiar” dhe konkretisht:

  •  konceptet  dhe  metodat  kryesore  të  kryerjes  së  Auditimit
  • llojet  e Auditimit,
  • fazat  kyesore të Auditimit
  • vlerësimi  i  gjendjes  reale  të  kompanisë
  • roli  dhe  misioni  i Auditimit  të  jashtëm  në sektorin  publik  dhe  privat.
  • metodat  e  Auditimit
  • evidencat , llojet e evidencave  dhe  dokumentimi  i Auditimit.
  • efekti i  informatave nga Auditimi  në  lidhje  me  marrjen  e  vendimeve  nga  ana  e  organeve vendimmarrëse.
  • Kuadri  ligjor dhe funksionimi i strukturave të Auditimit.
  • Risku  i  Auditimit. Vlerësimi i  riskut  gjatë  planifikimit  të misionit të  Auditimit.
  • Baza  ligjore  dhe  nënligjore  për  implementimin   e  shërbimit  të  Auditimit  të  Brendshëm  në Shqipëri.
  • Sigurimi  i  cilësisë  së  punës  nga grupi  i  auditimit gjatë  zhvillimit  të  angazhimit  të  auditimit.

 

Trajnimi: FISKALITETI

Kursi  ofron njohuri  mbi:  Legjislacionin aktual  fiskal në Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e një Biznesi me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit - QKR,

Drejtorinë e Tatimeve, Inspektoriatin e Punës etj , Hapjen  dhe Mbylljen  e një biznesi,

Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, të Drejtat e Detyrimet e një kompanie, Deklarimet Periodike pranë Autoriteteve, etj. 


Në  fund të Trajnimit kursantët do të zotërojnë njohuri të mjaftueshme për të kuptuar: të drejtat dhe detyrimet e një biznesi

kundrejt Institucioneve Shtetërore , si  dhe të ndjekë të gjitha hallkat institucionale për hapjen, veprimtarinë dhe mbylljen e një biznesi.

PROGRAMI

Ligji i Ri i TVSH - së

  • Objekti dhe fusha e zbatimit
  •  Personat e tatueshëm
  • Operacionet e tatueshme/furnizimet
  •  Vendi i operacioneve të tatueshme/vendi i furnizimit
  • Kuadri ligjor i procedurave tatimore.
  • Të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve.
  • Mënyrat alternative të vlerësimit/çmimet e referencës së qirave, doganës  shitjet me pakicë.
  • Rimbursimi  i TVSH  dhe kompensimi i detyrimeve tatimore , pagesa  nëpërmjet  sistemit të Thesarit.
  • Procedura per klasifikimin e pambledhshëm të një pjese ose gjithë detyrimit tatimor/ borxhi tatimor.
  •  Lindja e tatimit/ momenti i furnizimit.
  • Vlera e Tatueshme.
  •  Shkalla Tatimore.
  • Shërbimi elektronik, E-Taxation.
  •  Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
  • Procedurat Tatimore Tatimi mbi të Ardhurat Personale/TAP
  • Tarifa Tatimore  nga 10  ne 15 %:
  •  Dividentët,Interesat nga huat,Të ardhurat nga pronësia intelektuale  apo e  drejta e autorit,
  • Të ardhurat nga lojrat e fatit, të tjera të ardhura personale , të paparashikuara ndryshe në ligj.
  • Kalimi i pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme:
  • tokë e ndërtesa,
  • Kujdes! Toka bujqësore kur transferohet nga një fermer i regjistruar tek një person që kryen aktivitet ekonomik
  • Përjashtimet/ Kontributet për fondet e pensioneve vullnetare  dhe kthimi i investimit. 

Tatimi  mbi Fitimin

  • Amortizimi
  • Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat
  • Llogaritja e kësteve paradhënie dhe korrigjimi i tyre
  • Përjashtime/ Fondet vullnetare të pensioneve
  • Tatimi mbi te Ardhurat

Trajnimi : PROKURIMET PUBLIKE

Lektore Dr.  Klodiana CANKJA

Përmbledhja Tematike

  • Prokurimi Publik në Institucionet e Administratës Publike dhe në sektorin privat.
  • Rregullat e Prokurimit Publik, praktikat më të mira në këtë fushë.
  • Terminologjia, konceptet, parimet ligjore që rregullojnë proçedurat e Prokurimit Publik.
  • Procedurat e Prokurimit Publik në kuadrin e Legjislacionit shqiptar të Prokurimit Publik.
  • Përditësimi me ndryshimet e Ligjit të Prokurimeve.
  • Përgatitja e Dosjes së Tenderit
  • Rëndësia e kritereve për kualifikim dhe kritereve për vlerësim në një proçedurë prokurimi.
  • Proçedurat  e  rishikimit  të  Prokurimit  Publik.
  • Ligjshmëria e veprimeve në procedurat e  Prokurimit Publik.  

 

Trajnimi: PSIKOTERAPIA POZITIVE

Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të zhvillohet Kursi i Trajnimit 2-javor "PSIKOTERAPIA POZITIVE".



Kursi i Trajnimit mbi Psikoterapinë Pozitive organizohet me qëllim zhvillimin individual të pjesëmarrësve si dhe përgatitjen e tyre profesionale si Këshillues/Psikoterapeut. 

Psikoterapia Pozitive është një metodë psikodinamike, e cila bazohet në konceptin se: natyra njerëzore është thelbësisht e mirë

dhe orientohet drejt burimeve/ aftësive mendore, shoqërore, shpirtërore dhe fizike të çdo individi.

  Kursi do të drejtohet nga Dr. Jetona Myteveli, Diplomuar si Psikoterapeute dhe si Mjeke. Ajo është Çertifikuar "Psikoterapeut Pozitiv" nga Akademia Wiesbaden, Gjermani. Është anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Psikoterapisë Pozitive. Drejton Qendrën e Psikoterapisë Pozitive në Tiranë dhe ofron shërbimin e Psikoterapisë Pozitive për individët, (ku përfshihen: menaxhimi i stresit, terapi çifti, ndërmjetësimi deri në zgjidhje të konfliktit) si dhe për ekipet në çështjet ndërkulturore.
Kush mund të përfitojë
  • Studentë apo profesionistë me formim në shkencat humane dhe me interes për t’u bërë Psikologë Këshillues,
  • Këshillues për fëmijë e të rinj, Psikologë dhe Këshillues në Familje e në Shkollë,
  • Psikologë Klinike,
  • Trajnerë, menaxhues konfliktesh ose fusha që lidhen me to, të cilët duan të kenë një gamë të gjerë aftësish praktike bazuar në Teoritë moderne Psikologjike dhe terapeutike
Njohuritë që përfitohen
  • Këshillim, Trajtim dhe Psikoterapi për individët, familjet.
  • Mbështetje emocionale dhe këshillimore për një shoqëri në tranzicion.
  • Menaxhim konflikti në raste të konflikteve individuale, të grupit dhe etnike.
  • Parimet e këshillimit të orientuara drejt burimeve . 

Trajnimi: FIZIOTERAPIA NE PRAKTIKE 

Trajnimi ka si qëllim të rrisë nivelin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në Fizioterapinë, profesioniste.

Në fokus të Programit të Kursit janë: identifikimi i patologjisë, trajtimi, teknikat dhe metodat e rehabilitimit të pacientit përmes Fizioterapisë.

 Temat që do  të  trajtohen  në  Kurs:

  • Roli  i Fizioterapisë.
  • Llojet e Fizioterapisë.
  • Përvetësimi  i njohurive bazë mbi sistemin muskulor, kockor dhe nervor.
  • Diagnostikimi  i patologjive kryesore, trajtimi  i patologjive me Fizioterapi dhe rehabilitimi total i pacientit.
  • Perfeksionimi  i  rolit të fizioterapistit në trajtimin e pacientëve
  • Teknikat e rehabilitimit. Zbatimi me përpikmëri i protokolleve të rehabilitimit.
  • Ultratingujt  në Fizioterapi
  • Sistemet  e Integruara  të  Fizioterapisë
  • Fizioterapia  Klinike në Praktikë

Shërbimet  terapeutike të Fizioterapisë  në:

  • sistemin kardio-respirator
  • geriartri
  • reumatologji
  • neurologji
  • pediatri
  • ortopedi- traumatologji
  • dëmtime sportive 
  • Rëndësia e këshillave terapeutike dhe trajtimi sipas rastit
  • Ndikimet e Masazhit klasik
  • Vlerësimi i pacientëve dhe familjarëve të tyre si partner në kujdesje,
  • Ushtrime për trajtimin e aftësisë së kufizuar fizike

Trajnimi   i  adresohet:

  • Mjek Fiziatër
  • Fizioterapistë në profesion
  • Psikomotricien
  • Terapist  zhvillimi
  • Pjestarë të tjerë të stafit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor
  • Personel  i punësuar në qendra ditore zhvillimi
  • Studentë të nivelit Master Profesional dhe Shkencor.
  • Prindërit, të cilët  kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.
  • Çdo person i interesuar për njohuri në Fizioterapi.

 

Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 - 20.00) 

Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e  Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve –

“ ISSAT”,  e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  licensuar nëpërmjet Qendrës  Kombëtare të Licensimit.

 

Dokumentat e nevojshme  për  regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ;

pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.

Për  informacion  të mëtejshëm  kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:

 Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: +355 4 22 60 035  /  068 28 06 244 ;   issatalbania@gmail.com

 

Kurse Trajnimi Profesional për Mjek; Farmacist; Stomatolog; Infermier etj. 

1.      “Shërbimet Spitalore- Përmirësimi dhe Menaxhimi i tyre”  ( 65 Kredite )   

2.      “Praktikat Menaxhuese të Urgjencave Mjekësore”  (50  Kredite )  

3.      “Shërbimet Farmaceutik – Aktualiteti, Problematikat e Menaxhimit ” ( 70  Kredite )

4.      "Standarte Maksimale në Menaxhimin, Shërbimin, Profilaksinë, Etikën dhe Edukimin Mjekësor Dentar" (65 Kredite)

5.      “Shëndet Mendor ” ( 30  kredite )

6.       “Roli i Mjekut të Familjes në Kujdesin Parësor” ( 30  kredite )

Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e  Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve - “ ISSAT” ,  e cila është e njohur nga Ministria  e Shëndetësisë , Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. 

 

 Dokumentat e nevojshme  për  regjistrim: Cv, Diploma universitare dhe fotokopja e saj  (e noterizuar); pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); formulari i plotësuar.

Kurset  mund  të ndiqen edhe online.

 

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites