Mireseerdhet ne ISSAT

Ketu mund te na kontaktoni

As a key player in global education, we have more than 2000 students graduating each year in more than 20 countries, making us the largest and most international business school in the Netherlands.Lexo me shume...

User login

Contact

Open Seminar - Education Role in a Global Context

Thursday, October 21, 2010

 

René van der LINDEN

Ex-President of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe
President  of  the Dutch  Senate
Chairman of Maastricht School of Management ( Netherlands).

Education:

Economics: international administrative studies
Catholic Economics Faculty in Tilburg (1966-1970)

Present and previous main functions

Member of the First Chamber (Senate) of the States-General of the Netherlands (from 1999)
President of the Committee for European cooperation of the First Chamber of the States-General (since 2002).
Member of the Second Chamber of the States-General of the Netherlands (1977-1986 and 1988-1998)
Secretary of State for Foreign Affairs with responsibility for European Affairs (1986-1988)
Member of the cabinet of European Commissioner Pierre Lardinois (1973-1977) and European and European Commissioner Henk Vredeling (1977)
Civil servant, Ministry of Agriculture and Fisheries of the Netherlands (1971-1973)
Teacher of economics (1969)
He was eleected PACE President in January 2005 and has been awarded several high-ranking distinctions (i.e. Commandeur dans l’Odre National de la Légion d’Honneur, Commander in the Order of Orange-Nassau, Knight in the Order of the Lion of the Netherlands, and Commander Cross of the Order of Merit of the Federal Republic of Germany).

Conference

Topic: "Education Role in a Global Context"

Universiteti i Mastriht-it, Hollandë në Shqipëri

Marrëveshje Akademike Maastricht - Tiranë

Institucioni i Arsimit të Lartë ISSAT i mirënjohur në Shqipëri për aktivitetin e tij akademik në fushën e Studimeve Master organizoi konferencën me temë: “Roli i arsimimit në botën globale”.

Konferenca u mbajt me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Menaxhimit të Mastriht-it, Hollandë dhe Institucionit të Arsimit të Lartë ISSAT, sipas së cilës Mastricht School of Management do te zhvillojë studime master, MBA në Tiranë.

Në konferencë referati kryesor u drejtua nga Presidenti i Maastricht  School of Management, i nderuari Z. Réne Van Der Linden, ish-kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, President i Parlamentit të Hollandës, President i Komitetit për bashkëpunim europian në parlamentin e Hollandës dhe personalitet në disa forume politike, shoqërore e shkencore, një mik e dashamirës i Shqipërisë e shqiptarëve për prosperitet, dije e progres.

Jo e rastësishme është hapja e studimeve Master të Maastricht School of Management në Tiranë , të këtij institucioni prestigjioz në arsimin e lartë europian, i cili hap mundësi të kryerjes së studimeve të saj në Shqipëri, me kosto me të ulëta dhe pa u larguar nga vendi.

Në Shqipëri duhet të garantohet një proces arsimor dhe kërkimor në përputhje me kërkesat për ndryshim të shoqërisë, ekonomisë etj. sipas standardeve për përqasjet sa më shpejt në familjen europiane.

Investimi në arsimin e kërkimin shkencor është një masë shumë serioze dhe e dobishme për të patur rezultate, përmirësime dhe përfitime konkrete në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.

Ne diskutimin e tij Z. Van Der Linden theksoi rëndësinë e studimeve, të kualifikimit dhe të studimeve të specializuara.

“A jeni gati për t’u bërë pjesë e botës globale”? Ishte pyetja qe Z. Van Der Linden u drejtoi te pranishmeve ne konference.

Në këtë kontekst kontributi i ISSAT në pasurimin e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të vendit, misioni i tij në funksion të zhvillimit të individit, shoqërisë, shtetit dhe biznesit u vlerësua nga Van Der Linden si një mundësi e shkëlqyer që u jepet të gjithë shqiptareve per t’u përgatitur në përballjen e realitetit global me standarde të reja.

Z. Réne Van Der Linden përshëndeti iniciativën e ISSAT’ të përcaktuar qartë dhe deri tani cilësore në zhvillimin e programeve studimore master në funksion të krijimit të elitës shqiptare.

“Vendosa të vij personalisht si president i Maastricht School of Management për t’ju prezantuar me domethënien dhe vlerat e rëndësishme që përmban  marrëveshja midis Maastricht School of Managemnet, Hollandë dhe ISSAT, në Shqipëri.

Në sajë të këtij bashkëpunimi do të mundësohet kualifikimi i individëve shqiptarë mbi bazë standartesh dhe kriteresh akademike europiane.

Studentëve shqiptarë gjatë vitit akademik do t’u mundësohen  edhe vizita në Maastricht School of Mangement, ku ata do të kenë avantazhin e shkëmbimit të eksperiencës së tyre me studentë të vendeve të ndryshme të botës.

“Studentët shqiptarë do të njìhen nga afër me shoqërine njerëzore globale dhe do të bëhen pjesë e kontributit në zhvillimin e saj”-  u shpreh Z. Van Der Linden, ndër të tjera në fjalimim e tij.

“Vlerësoj Institucionin e Arsimit të Lartë ISSAT , i cili në aktivitetin e tij mbështetet fuqimisht në  eksperiencën, arritjet, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin zyrtar me Institucionet ndërkombëtare të Arsimit të Lartë. Kontributi i ISSAT në ngritjen e nivelit të arsimimit në Shqipëri është një hap shumë pozitiv drejt arritjeve të reja në fushat më përparësore të zhvillimit të vendit.

Në Institucionin ISSAT promovohet dimensioni evropian i Arsimit të Lartë, ç’ka përbën një investim shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm në zhvillimin e brezave intelektuale në Shqipëri, si dhe në integrimin e saj në Evropë.

Përmes Marrëveshjes Akademike nënshkruar me Maastricht School of Management, do të mundësohet Diplomimi MBA edhe për studentët shqiptarë e për të gjithë të interesuarit më gjerë ne rajon.

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites