Mireseerdhet ne ISSAT

Ketu mund te na kontaktoni

As a key player in global education, we have more than 2000 students graduating each year in more than 20 countries, making us the largest and most international business school in the Netherlands.Lexo me shume...

User login

Contact

Open Seminar - Prof. Dr. Fatos Nano

Monday, April 19, 2010

 

Prof. Dr  Fatos Nano u drejtohet auditoreve universitare me moton: “Europianizimi i vendit vjen përmes investimit akademik.”

Prof. Dr Fatos Nano i Ftuar Nderi në Institucionin e Arsimit të Lartë  ISSAT

Në kuadrin e iniciativës moderne akademike për auditorë të hapur, ISSAT pasuroi biografine akademike  duke patur të Ftuar Nderi  Prof. Dr. Fatos Nano.

Studentët  Master (Niveli  i Dytë)  ndoqën me interes maksimal në një leksion interaktiv Profesor Dr. Fatos Nanon.

Tema u fokusua në zhvillimin e afërt të Shqipërisë në kontekstin e një tregu global që dinamizohet mes sfidave dhe risqeve dhe që bashkëshoqërohet edhe me ngritjet sukseset.

Rrjetet universitare në kuadrin e një arkitekture europiane dhe më gjerë, ku njësimet kurrikulare dhe ato të sylabuseve të bashkëpunimit institucional dhe kërkimit shkencor ndihmojnë përgatitjen e një elitarizmi të ri, larg rutinës nepotizmit dhe rekrutimeve politike është investimi nga duhet të fillojmë e nisi parashtresën e tij ish kryeministri i vendit

“Jeni në rrugë të drejtë - u tha ai studentëve, ndaj vijoni në të me ambicje dhe objektiva të qarta”! Në këtë këndvështrim ai dha dhe vlerësimin e tij për ISSAT si një institucion i që ka provuar se është ndërtuar mbi parime të qarta dhe të bazuara mësimore shkencore e akademike duke qenë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të arsimit të lartë pasi ISSAT ka lidhje me institucione homologe në Zvicër dhe Hollandë!

Në pjesën e dytë të lektrimit të tij Prof. F. Nano u përqëndrua me argumente në nevojën e një Strategjie Kombëtare të Zhvillimit duke linjëzuar fushat prioritare të saj, si dhe nevojën për një vazhdimësi pavarësisht se cila forcë politike e drejton vendin.

Z. F. Nano nënvizoi se, në fillim të viteve 2000 me një ekspertizë ndërkombëtare të një subjekti mjaft autoritar në tregun global, qeveria e asaj kohe e hartoi këtë strategji duke artikuluar prioritet e zhvillimit. Sektori i prodhimit me ndërmarrje vendase dhe të huaja duke rregulluar ekuilibrat, aktualisht jo fort optimiste kur besohet pa një perspektivë të qëndrueshme vetëm tek sektori i shërbimeve, do të duhet të jetë drejtimi prioritar.

Gjatë leksionit u dhanë shembuj nga eksperiencat e tregut botëror si dhe të vendeve fqinje. Në këtë këndvështrim ai sqaroi me shifra dhe përmes një analize strukturore të GDP-së, se  cilat janë fuqitë realizuese të saj, si dhe orientoi auditorin drejt një arsyetimi të argumentuar sesi do duhet të sigurohen ekuilibrat dhe pikërëndesat kompetitive të ekonomisë së vendit ku prodhimi do duhet  të rritet për tregun e brendshëm dhe për eksport.

Drejtimi i dytë - argumentoi Zoti Nano, do të ishte një zhvillim i shpejtë dhe dinamizues i turizmit përtej klisheve dhe niveleve të sotme ku ka rëndësi kuptimi i industrisë së turizmit dhe aksesorëve të relaksit dhe zbavitjes me një infrastrukturë ku shpenzohen para për t'u argëtuar nga turistët e huaj.
Një kuptim i tillë për këtë investim do duhet të çlirohet nga keqkuptimet dhe keqinterpretimet. Kjo lloj industrie - sqaroi ai, është e zhvilluar në shumë vende të botës dhe pse jo edhe në një vend si yni ku ka rreth 400 km vijë bregdetare dhe rreth 300 ditë me diell. Aspekti i tretë i zhvillimit do duhet të jetë bujqësia dhe blegtoria bio.

Është e pafalshme - nënvizoi Z.Nano që nga ky sektor të vijnë në GDP 20% e të ardhurave dhe në fshat të jetojnë rreth 58% e popullsisë. Bujqësia dhe prodhimet e saj do duhet të ndalin importet dhe duhet të prodhojnë për  eksport pasi ky lloj prodhimi është i kërkuar shumë në treg madje me çmime shumë të larta.

Sipas Z.Nano për të njësuar këta prioritete do duhet të kemi "komanda të njësuara" çka nënkupton institute të specializuara që do të drejtonin prodhimin, menaxhimin, futjen e teknologjive, tërheqjen e investitorëve, shfrytëzimin e një legjislacioni atraktiv dhe krahun e lirë tëpunës.
Më tej u vijua me pyetje nga të pranishmit si : mbi raportin publik-privat, kriza financiare dhe rrugët e përballimit, unifikimi i subjekteve që do duhet të drejtojnë strategjinë kombëtare të zhvillimit si dhe nevoja e mbajtjes së përgjegjësisë për një vijueshmëri institucionale në aspektin e detyrimeve  që mban  çdo forcë politike për të mos ndërprerë proceset e nisura që janë ngritur me ekspertizë të huaj dhe kanë një kohë maturimi përtej
mandatit politik të njërës apo tjetrës forcë që qeveris.

Përgjigjet interaktive të Zotit Nano gjallëruan auditorin dhe shkëmbimin e ideve me studentët. Aktiviteti u mbyll me një një foto-kujtim dhe me një premtim për rikthim me fjalët:

……”Përmes këtij investimi në auditore ne mund të afrojmë antarësimin e Shqipërisë në BE!”

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites