Mireseerdhet ne ISSAT

Ketu mund te na kontaktoni

As a key player in global education, we have more than 2000 students graduating each year in more than 20 countries, making us the largest and most international business school in the Netherlands.Lexo me shume...

User login

Contact

Prezantim

KËRKIMI  SHKENCOR  NË  ISSAT

IAL ISSAT ka iniciuar një veprimtari shkencore, që realizohet nëpërmjet studimeve individuale të pedagogëve, studimeve individuale dhe në grup të studentëve, konferencave, projekteve të kërkimit dhe botimeve. Studimet individuale zënë vendin kryesor.

Në përputhje me kërkesat e “Ligjit për Arsimin e Lartë”,  IAL ISSAT  ka vizione të qarta dhe ka identifikuar dhe hartuar programe në fushën e studimit dhe kërkimit shkencor me një planifikim afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.

Programet janë bazuar në punën dhe vëmendjen shkencore e kërkimore të stafit akademik dhe njësive mësimore.

Kjo ndërmarrje është realizuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të ISSAT:

University of Business and International Studies,  Gjenevë,  Zvicër dhe Maastricht School of Management, Hollandë).

Që  prej krijimit  IAL  ISSAT  është përpjekur të nxisë evoluimin, dinamizmin e kërkimit duke tentuar gjithnjë e më shumë të jetë në linjat e kërkimit të kohës.

Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve është njësia, e cila ka si detyrë parësore kërkimin shkencor në IAL ISSAT.

Për  IAL  ISSAT  ka  qenë  dhe mbetet synim i rëndësishëm zhvillimi i kurseve të avancuara pasuniversitare në fushat:

  • Menaxhim Projektesh
  • Menaxhim Bankar
  • Menaxhim Biznesi, Shëndet publik,
  • Menaxhim Burimesh Njerëzore,
  • Media dhe Komunikim,
  • Konsulencë Ligjore në Kompanitë Tregtare,
  • Shërbime Publike etj.

Oganizimi  i  kurseve  kualifikuese  të  lartpërmendura  vjen si kërkesë e institucioneve shqiptare për rritje të kapaciteteve të burimeve njerëzore të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimit të vendit.

Qendra e Kërkim Zhvillimit dhe Inovacioneve zhvillon një aktivitet shkencor në fusha të ndryshme në kuadër të mbështetjes së procesit mësimor.

Në politikat e saj Qendra  zhvillon  veprimtari  për  kërkim e  zhvillim  në  përputhje  me  programet zhvillimore të Institucionit.

Qendra e Kërkim Zhvillimit dhe Inovacioneve e zhvillon veprimtarinë e saj edhe në përputhje me fushat prioritare të kërkim-zhvillimit të vendit të dhëna në Programet Kombëtare për Kërkim e Zhvillim, si: Shëndeti, Uji dhe Energjia, Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia, Sistemet e Teknologjise dhe Informacionit,  Biodiversiteti dhe Mjedisi,  Shkencat Sociale e Albanologjike.

Qendra  në lëmin e kërkimit ka zhvilluar veprimtari në drejtim të informacionit shkencor të orientuar në fushat zhvillimore të shkencave ekonomike, ato shoqërore, në studimet europiane dhe të diplomacisë, në marrëdhëniet ndërkombëtare etj.

Drejtime kryesore të IAL ISSAT në kërkimin shkencor kanë qenë dhe mbeten:

Programet ndërkombëtare të EU (Programi Kuadër i Bashkimit Europian- FP7), Programi i Rrjetit të Kërkimeve të Zonës Europiane (SEE ERA-Net), projektet bilaterale ndërmjet vendeve të rajonit (INTERREG, RRPP-Zvicër) ndërmjet  Minsitrisë  së Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë dhe atyre homologe në rajon e më gjerë, etj.

Një  drejtim  tjetër  i  rëndësishëm,  gjithashtu  ka  qenë  edhe  kërkimi  në  kuadër  të përgatitjes së mikrotezave  nga  studentët.

IAL ISSAT  ka aplikuar edhe në 5 projekte të ndryshme ndërkombëtare, për të cialt priten përgjigjet e komisioneve të vlerësimit (TEMPUS_EU, Jean Monet_EU, SCOPES_Zvicer, RRPP-Zvicer, Erasmus Mundus_EU).

Qendra e Kërkim - Zhvillimit dhe Inovacioneve jep një kontribut të dukshëm në zhvillimin e programeve akademike pasuniversitare, veçanërisht në përgatitjen e seminareve, referimeve shkencore dhe kërkimet për përgatitjen e mikrotezave në përputhje me fushat studimore dhe standartet më të reja ndërkombëtare.

Qendra ka përfshirë në aktivitetin e tij stafin e institucionit, specialistë nga më të mirënjohurit në vend të fushave zhvillimore, por edhe specialistë të huaj nga institucione kërkimore shkencore, nga universitete shtetërore e private.

Rezultatet e produkteve kërkimore janë bërë të njohura nëpërmjet organizimit të konferencave të ndryshme në rang institucional sipas fushave e specialiteteve, por edhe në ato me pjesëmarrje më të gjerë (Open Conferences) ku jane ftuar personalitete të njohur të huaj nga politika, ekonomia, kërkimi shkencor, shkencat shoqërore sociologjike, administrimi i biznesit, përfaqësitë politike e diplomatike të huaja të akredituara në Shqipëri.

Nga treguesit e deritanishëm, rezultatet e studentëve, përdorimi nga ana e tyre të output-eve të kërkimeve në IAL ISSAT, rezulton se produktet e kërkimit gjejnë zbatim në veprimtarinë e Institucionit, i shërbejnë atij, por gjejnë gjithashtu një interesim të komunitetit pasuniversitar e kërkimor në vend; kjo e vlerësuar nga interesimi i institucioneve të administratës dhe të institucioneve shkencore, të cilët janë të interesuar të njohin, përzgjedhin dhe punësojnë kontingjentet e studentëve të përgatitura në këtë institucion.

SIGURIMI I BRENDSHËM I CILËSISË

Në zbatim të kërkesave të ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë ”,  ISSAT  në drejtim të sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë ka realizuar këto hapa:

  1. Ka miratuar dokumentin e Politikës së Vlerësimit të Brendshëm.
  2. Ka institucionalizuar procesin e vlerësimit të cilësisë, duke ngritur Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.
  3. Ka  krijuar  Komitetin , i cili vepron në mënyrë permanente në kuadrin e kësaj njësie.

Në Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë  janë zgjedhur specialistë me një përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit dhe shkencës brenda dhe jashtë vendit.

Duke qenë se IAL ISSAT ka marrëveshje zyrtare bashkëpunimi me UBIS (University of Business and International Studies, Gjenevë, Zvicër) ,  ky i fundit ka kryer disa herë misione vëzhgimi e vlerësimi për përmbushjen e standardeve nga IAL ISSAT.

Kontrolli i cilësisë realizohet, sipas programeve të studimit, nga grupe të përbëra nga specialistë të fushave, të cilët propozohen nga drejtuesit e departamenteve dhe miratohen nga rektori.

Kontrolli i cilësisë së mësimdhënies kryhet edhe në bazë të pyetësorëve, të cilët shpërndahen për t'u plotësuar nga studentët për çdo pedagog pas mbarimit të ciklit të leksioneve nga ana e tij dhe para kontrollit të dijeve nga ana e tij.

Të dhënat e pyetësorëve të trupës pedagogjike përpunohen nga Departamenti i  Kurrikulës dhe i jepen Rektorit, i cili analizon të dhënat dhe ia raporton ato Presidentit  dhe Senatit Akademik të IAL ISSAT.

Për vlerësimin e cilësisë së procesit mësimor në IAL ISSAT, një kontribut të vlefshëm japin edhe institucionet ndërkombëtare me të cilët IAL bashkëpunon, siç janë:  UBIS, University of Business and International Studies, Gjenevë dhe Mastricht School of Management, Hollandë.

UBIS ushtron kontroll të herëpashershëm të cilësisë në IAL ISSAT, për institucionin dhe  programet e tij, që janë pjesë e marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, kjo si një nga kushtet e vendosura  për njohjen e të drejtës së referencës së Diplomës së UBIS.

UBIS ka zhvilluar edhe trajnime në lidhje me administrimin e institucionit, vlerësimin e cilësisë që duhet kryer në përputhje me standardet e prej UBIS, mënyrën e grumbullimit, organizimit dhe përpunimit të bazës së të dhënave.

Në perfundim të vitit akademik, të dhënave të IAL ISSAT për studentët u shtohen automatikisht edhe ato të treguesve të veprimtarisë mësimore e kërkimore-shkencore, të cilat bëhen pjesë e bazës së të dhënave të UBIS, të cilat administrohen nga një kompani shume e njohur ndërkombëtare (POTOMAC, SHBA).

Gjatë zhvillimit të Programeve Master nga ana e UBIS  ( University of Business and International Studies, Gjenevë, Zvicër) ,  janë  kryer vazhdimisht procesin e kontrollit të cilësisë në IAL ISSAT, në kuadër të realizimit të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy Institucioneve).

Monitorimi ka përfshirë tregues të shumtë si:  a) treguesit e formës së aplikimt të studentëve për t’u pranuar në Programet Master;  b) të vlerësimit nga intervista, c) të bazës së të dhënave për studentët e pranuar;  d) treguesit e vlerësimit të nivelit të dijes;  e) treguesit e vlerësimit të pedagogëve nga studentët, frekuentimit; f) cilësisë së rezultateve të studentëve; g) treguesve të mësimdhënies; j) treguesve administrativë e financiarë.

Të dhënat e kontrollit të cilësisë janë pjesë e raporteve të vetëvlerësimit të procesit mësimor dhe ruhen në arkivin e institucionit. Ato janë të disponueshme për MASH dhe AAAL në rast të kontrolleve nga ana e tyre.

Web Design & Development by: Custom Crafted Websites Custom Crafted Websites